Flash News

KRYESORE

Kosova shpëtim për Shqipërinë, rriten me 52% eksportet

Kosova shpëtim për Shqipërinë, rriten me 52% eksportet

Shqipëria po përjeton krizë sa i përket eksporteve. Të dhënat e INSTAT tregojnë se për katër mujorin e parë të 2019-ës eksportet jashtë vendit kapën vlerën e 99 miliardë lekëve, me një rënie prej 2.3% në raport me janar-prillin e 2018-s.

Por kjo rënie mund të ishte më e madhe po të mos ishte për Kosovën. Sipas të dhënave, eksportet drejt Kosovës janë rritur me 52% krahasuar me të njëjtën periudhë e një viti më parë.

Është grupi “Minerale, lëndë djegëse dhe energji” që ka patur efektin kryesor në këtë rritje, pasi eksportet janë katërfishuar këtë 4-mujor, duke arritur në 2.3 miliardë lekë. Ky grup zë 26% të totalit të eksporteve. Eksportet e produkteve kimike dhe plastike janë rritur me 60% dhe eksportet e ushqimeve janë rritur me 38%.

Ndikim në rritjen e eksporteve drejt Kosovës ka edhe taksa 100% që është vendosur nga Qeveria në Prishtinë për produktet serbe, gjithsesi, Shqipëria nuk e ka të lehtë të zgjerohet në tregun kosovar edhe për shkak të konkurrencës që vjen nga vendet e tjera të rajonit apo atyre të BE-së.

Të fundit