Flash News

KRYESORE

Kosova vendos tarifën ndaj Serbisë dhe Bosnjes, BE kërkon sqarime urgjente

Kosova vendos tarifën ndaj Serbisë dhe Bosnjes, BE kërkon sqarime

Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijançiç ka thënë se BE ka kërkuar sqarime urgjente lidhur me vendimin e marrë nga autoritetet e Kosovës për vendosjen e tarifave 10 përqind në importet e mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

“Këto masa janë një shkelje e qartë e obligimeve të Kosovës sipas CEFTA-s. Bashkimi Europian pret që Kosova, të përmbushë plotësisht obligimet e kësaj organizate dhe të tërheqë masën”, është shprehur Kocijançiç.

Marrëveshja për tregti të lirë, CEFTA është një projekt ndërkombëtar i krijuar nga ana e Bashkimit Europian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kosova është anëtare e këtij mekanizimi që nga viti 2007.

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar tarifën si masë mbrojtëse për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Republikën e Serbisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.

Të fundit