Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Altin Gjeta
Këtë të dielë qytetarët e Kosovës do të shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur qeverinë e re pasi kryeministri Haradinaj dha dorëheqjen për t’iu nënshtruar si qytatar i thjeshtë thirrjes për të dhënë shpjegime përpara Gjykatës Speciale. Që nga shpallja e pavarsisë në 2008 asnjë qeveri nuk ka arritur të përmbyllë të plotë një mandat politik çka tregon njëherësh paqnëdrueshmëri por edhe pjekuri politike. Megjithatë, zgjedhjet e të dielës vijnë në një moment të vështirë për Kosovën. Pas më shumë se një dekade pas shpalljes së pavarësisë Kosova nuk ka arrtitur të bëjë përpara siç pritej. Në këtë kuptim fatkeqësisht zgjedhjet e reja do të duhet të adresojnë probleme të vjetra.
Së brendshmi Kosova vazhdon të vuajë nga papunësia e lartë, emigrimi masiv dhe korrupsioni kronik, për të mos përmendur mungesën e shtrirjes së plotë të autoritetit shtetëror në Veri të Mitrovicës. Agjencia e Pavarur e Lajmeve Ballkan raporton se zyrtarisht papunësia në Kosovë është 30.7%, ndërsa raproti i fundit i Freedom House thekson se institucionet e Kosovës mbeten të dobëta dhe korrupsioni masiv ka minuar besimin e qytetarëve tek qeveria. Megjithë përpjekjet për të integruar Veriun me shumicë Serbe në institucionet e shtetit të Kosovës, kjo e fundit përsëri nuk po arrin të ushtrojë kontroll të plotë mbi këtë pjesë të territorit, (Raporti i Parlamentit Europain 2018). Në arenën ndërkombëtare Kosova vazhdon të konsiderohet një shtet i papërfunduar, njohjet kanë ndaluar, ndërsa fushata agresive Serbe e tërhqjes së njohjeve ndaj pavarsisë së Kosovës duket se ka patur sukses në disa vende. Para pak javësh Minsitri Serb i Punëve të Jashtme Iivica Daçiç dekalroi se kanë bindur Republikën e Togos të tërheqë njohjen e pavarsisë së Kosovës dhe shpalli synimin e hapur të Serbisë për të bindur shtetete të tjerë të ndjekin këtë rrugë, (Prishtina Insight 2019).
Së pari kjo ka ardhur si pasojë e paaftësisë së elitës qeverisëse në Kosovë për të ndjekur një politikë të jashtmë dinamike dhe realiste ku theksi është vënë tek njohjet formale nga vende periferike të cilat janë shitur si suksese elektorale dhe jo në forcimin e marrdhëneive dypalëshe me shtetet që janë treguar të gatshme të hyjnë në marrëdhenie diplomatike me Kosovën. Disa nga këto marrëdhenie nuk janë ngritur kurrë në rangun e përfaqësive diplomatike. Shembulli më domethenës është Polonia, një shtet me peshë i cili e ka njohur Kosovën, por kjo e fundit nuk ka denjuar të ngrejë një Ambasadë në Varshavë. Gjithashtu politika e jashtme e Kosovës nuk ka arritur ta prezantojë veten si një partner tërheqës për perendimin dhe e vërteta është se pavarsisht krimeve që ka shkaktuar jo vetëm në Kosovë por dhe rajon, Serbia ka arritur të luaj më mirë në arenën europaine – ironiksht duke avancuar drejt integrimit europian ndërsa Kosova është i vetmi vend në rajon pa lëvizje të lirë në zonën Shengen.
Së dyti, Aidan Hehir, profesor i marrëdhenive ndërkombëtare pranë Universitetit të Westminster, Londër, argumenton se ndalimi i njohjeve të Kosovës është shenjë treguese e rënies relative të fuqisë së perendimit në arenën ndërkombëtare, respektivisht SHBA-së dhe Britanisë së Madhe të cilët ishin edhe mbeshtetësit kryesorë të pavarsisë së Kosovës. Pas dështimit të amerikanëve në Afganistan dhe Irak si dhe krizës financiare në 2008 bota e ka humbur momentumin e saj unipolar të post viteve 90-të ku fuqia e SHBA-së ishte e padiskutushme dhe imponuese, ndërsa me hyrjen në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Trump, politika e jashtme amerikane është rikthyer tek realpoltika e Kissinger-it.
Nga ana tjetër, Britania është kyçyur brenda Brexit dhe largimi i saj i pritshëm nga BE-ja e cila ka luajtur rolin negociator në normalizimin e mardhënieve Prishtinë-Beograd ka gjasa që të dobësojë pozitën e Kosovës vis-à-vis Serbisë me rinisjen e dialogut. Mbi të gjitha rinisja e dialogut me Serbinë mbetet sfida me madhe më të cilën do të duhet të përballet qeveria e re. Ajo do të trashgojë një situatë me shumë dilema dhe aspak të favorshme. Arritja e një konsesusi të gjerë politik rreth pikava ku duhet të fokusohet Kosova në dialog si dhe qëndrimi ndaj taksës 100% mbi mallrat Serbe do të jenë sprovat e para të qeverisë së re. Ndërkohë, mazhorancës së re do ti duhet të zhbëjë dëmin e shkaktuar nga ideja e ndryshimit të kufijve e cila vuri në pikpyejte shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Kjo do të thotë së adresimi i problemeve të vejtra nuk mund të pritet të bëhet nga të njëjtë aktorë që janë edhe përgjegjësit krysorë të gjendjes në të cilën ndodhet sot Kosova.
Për më tepër përballja më sfida të tilla me natyrë ekzistenciale për shtetin e Kosovës kërkon një qeveri me mbështetje të gjerë në Parlament dhe mes qytetarëve të Kosovës çka do të siguronte qartësi në veprim, kohezion më të madh social dhe stabilitet politik afatgjatë.