Flash News

Kosova

Vrasje me armë në Prishtinë

Vrasje me armë në Prishtinë

Vritet një person me armë zjarri në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “C”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete”, ka njoftuar Borovci.

Njësitet e policisë po punojnë për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në këtë rast.

Të fundit