Flash News

Kosova

19 viktima dhe 721 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

19 viktima dhe 721 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njoftoi se sot është shënuar rekord i rasteve të vdekjes, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 19 të vdekur nga COVID-19.

Numri i rasteve rë reja është 711, ndërsa u konfirmuan edhe 711 raste të reja pozitive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1 rast (56 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Klinë 1 rast (57 vjeç), Malishevë 1 rast (66 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (52 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Aktualisht në Kosovë janë 12.191 raste aktive.

Të fundit