Flash News

Kosova

4 viktima dhe 234 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

4 viktima dhe 234 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 234 raste të reja me Covid-19. Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (90, 59 vjeç), Malishevë 1 rast (55 vjeç), Prishtinë 1 rast (89 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK-ja po ashtu tha se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 420 pacientë.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 3 dhjetor, Kosova ka regjistruar 51.965 raste pozitive me COVID-19.

Prej tyre, 1.344 pacientë kanë vdekur dhe janë 42.635 shëruar persona, ndërsa raste aktive janë 7.986.

Të fundit