Flash News

Kosova

5 propozimet e Kurtit për t’i dhënë fund tensioneve në veri të Kosovës

5 propozimet e Kurtit për t’i dhënë fund tensioneve në

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar sot ambasadorët e vendeve të QUINT-iut. Pas përfundimit të takimit, Kurti zhvilloi një konferencë për shtyp ku prezantoi edhe 5 pikat e tij për t’i dhënë fund tensioneve në veri të Kosovës.

Kurti i mëshoi hetimit të personave të cilët ushtruan dhunë, tërheqjen e grupeve në veri, dhë ndër të tjera rikthimin e Beogradit dhe të Prishtinës në marrëveshjen e nisur nga Bruskeli.

5 pikat e Kurtit:

1. Hetimi i të gjithë atyre që kanë ushtruar dhunë

2. Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë (prania e policisë zvogëlohet në përputhje me rrethanat

3. Inspektime të përbashkëta për sigurinë

4. Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme

5. Kosova dhe Serbia kthehen menjëherë te marrëveshja e inicuar nga Brukseli

Të fundit