Flash News

Kosova

A e përkrah bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? Kurti për mediat greke: Jemi një komb, por dy shtete

A e përkrah bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për median greke “To Vima”, pas pjesëmarrjes së tij në darkën joformale të organizuar nga Kyriakos Mitsotakis me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Kurti është pyetur edhe për marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës, si edhe për bashkimin e shumëpërfolur mes dy vendeve. Kryeministri ka thënë se Shqipëria dhe Kosova janë një komb, por dy shtete te ndryshme.

“Shqiptarët në Kosovë përbëjnë 93%. Ne jemi një komb, por dy shtete. Kam fituar pushtetin në shkurt të 2021 duke premtuar punë dhe drejtësi dhe këto mbeten prioriteti im. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë.

Mendoj se shumica e akuzave ndaj meje, në lidhje me bashkimin, vijnë nga serbët, sepse ata duan që Republika Srpska (Bosnja) të bashkohet me Serbinë. Ata kanë shpikur të ashtuquajturën 'Bota Serbe' si një eufemizëm për Serbinë e Madhe".

Për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon këtë dhe ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit tonë, integritetit territorial dhe sovranitetit të tij, por po e përsëris se kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe, megjithëse jemi një komb, jemi dy të ndryshëm”, ka thënë Kurti.

Të fundit