Flash News

Kosova

A po ‘e përçan’ “Open Balkan” marrëdhënien Shqipëri-Kosovë? Presidentja Osmani sqaron ‘ngërçet’

A po ‘e përçan’ “Open Balkan”

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi se ftohja e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk lidhet në mënyrë direkte vetëm me kontradiktat për nismën “Open Balkan”, por është njësituatë që vijon për vite me radhë.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Osmani është shprehur se pavarësisht ‘ftohjes’ së krijuar mes dy vendeve, sërish institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë motiv për t’i  nxitur më shumë konfliktet, nëse mund të quhen të tilla.

Osmani tha se Kosova nuk e mbështet “Open Balkan” për sa kohë që Serbia mohon njohjen e shtetit.

“Nuk do të thoja që kjo ka të bëjë me javët e fundit. Është diçka që po ndodh për vite me radhë, megjithatë, ne si institucione të reja të Kosovë nuk kemi dhënë asnjë arsye të vetme që do të nxiste Shqipërinë të ftohte marrëdhëniet me Kosovën apo të mos përkrahte Kosovën. Ne çfarë kemi bërë, është mbrojtja e interesave të vendit tonë sovran. Dhe pikërisht kjo ndodh, kur ne refuzojmë iniciativën Open Balkans, e njohur si iniciativa e Novi Sadit, për shkak se aty nuk mund t’i shtyjmë përpara interesat e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur, përderisa Serbia vazhdon të mohojë ekzistencën tonë si shtet. Iniciativa të tjera rajonale, të cilat na shtyjnë pozitivisht drejt Bashkimit Evropian, ekzistojnë. Ai është Procesi i Berlinit dhe ne atë e shohim si atë kulmin e përbashkët ku rajoni ynë ulet dhe mund të arrijë sukses,” u shpreh Osmani.

Të fundit