Flash News

Kosova

Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën një polic

Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën një polic

Një polic ka humbur jetën në një aksident, që ka ndodhur sot në fshatin Rogoqicë të komunës së Kamenicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur "Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile”, thotë ai.

Duke shtuar se në vendngjarje kanë dal të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rast.

Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal. Nga spitali rajonal jemi njoftuar se njëri zyrtar policor i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident.

 Ndërsa një pjesëtar tjetër i Policisë së Kosovës që ka qenë bashkë në mjetin motorik i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore po trajtohet në qendrën rajonale emergjente në Gjilan”, thuhet në njoftim.

Të fundit