Flash News

Kosova

Aksident në Kosovë, një e vdekur dhe tre të plagosur

Aksident në Kosovë, një e vdekur dhe tre të plagosur

Një grua ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të enjten rreth orës 19:30, në Podujevë. Policia e Kosovës bën me dije se janë përplasur dy makina.

Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia.

Të fundit