Flash News

Kosova

Aksidenti i rëndë, Kosova në ditë zie kombëtare

Aksidenti i rëndë, Kosova në ditë zie kombëtare

Kosova është sot në ditë zie kombëtare, në shenjë solidariteti për aksidentin e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Bullgari.

45 persona humbën jetën dhe shumica prej tyre ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Ishte presidentja Vjosa Osmani që vendosi shpalljen e zisë kombëtare.

“Në mbështetje të legjislacionit në fuqi, Presidentja ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombës tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksidentin që ndodhi në Bullgari”, shkruhet në dekret.

Ndërkohë Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie në nder të jetëve të humbura. Sakaq një vendim i tillë nuk u mor nga institucionet shqiptare, të cilat mesa duket u mjaftuan vetëm me mesazhet ngushëlluese.

Të fundit