Flash News

Kosova

Aksidenti me 10 viktima, flet dëshmitari: Pashë gjithçka, njerëz pa krahë, të vdekur, të plagosur

Aksidenti me 10 viktima, flet dëshmitari: Pashë gjithçka,

Vijojnë të dalin në media dëshmi të ndryshme rrëqethëse për aksidentin tragjik të regjistruar mëngjesin e sotëm në Kroaci.

Mediat kroate kanë intervistuar një prej pasagjerëve të mbijetuar, Ramo Gashi, i cili rrëfen se ato që pa me sytë e tij këtë të dielë ishin të ngjashme me skena të filmave horror.

“Një moment ndjeva një si shpërthim të fortë, më pas pashë lëndinën aty pranë të mbushur me njerëz. Pashë gjithçka, njerëz pa krahë, të vdekur, të plagosur që rënkonin, gjithçka, një tmerr i vërtetë,” thotë ai.

10 viktima dhe 45 të plagosur është bilanci tragjik i aksidenti të sotëm në Kroaci, ku u përfshi një autobus nga Kosova i linjës Frankfurt-Prishtinë. Në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën. Aksidenti i rëndë u regjistrua në qytetin Slavonski Brod, rreth orës 06:20 të mëngjesit

Deri më tani, siç bëjnë me dije mediat vendase, 14 persona kanë lënë spitalin dhe po strehohen në një hotel deri në një qetësim të ngjarjes. Dita e hënë u shpall ditë zie në Kosovë në nder të personave që humbën jetën.

Të fundit