Flash News

Kosova

Aksidenti me 10 viktima në Kroaci, shoferi i autobusit lihet në paraburgim për një muaj

Aksidenti me 10 viktima në Kroaci, shoferi i autobusit lihet në

Shoferi i autobusit nga Kosova që u aksidentua në Kroaci është lënë në paraburgim për një muaj. Masa e sigurisë iu dha sot, ndërsa hetimet për këtë ngjarje po vijojnë. Autobusi po vinte nga Frankfurti për në Prishtinë, por u aksidentua në Kroaci, pasi shoferin e zuri gjumi në timon dhe për pasojë mjeti doli nga rruga.

Shoferi 52-vjeçar nga Kosova, ishte marrë dje në pyetje nga Prokurori në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku ai kishte vendosur të mbrohej në heshtje, sipas mediave kosovare.Pas marrjes në pyetje, Franjo Kopuniq ka thënë para mediave kroate se ka kërkuar që për shoferin të jepej masa e paraburgimit.

Aksidenti që ndodhi mëngjesin e së dielës solli humbjen e jetës për 10 persona, ndërsa u plagosën 45 të tjerë. Nëntë prej viktimave ishin pasagjerë dhe një ishte shoferi tjetër i kësaj linje.

Të fundit