Flash News

Kosova

Aksidentohet në malet e Sharrit një anëtar i ambasadës britanike në Kosovë

Aksidentohet në malet e Sharrit një anëtar i ambasadës

Një anëtar i ambasadës britanike në Kosovë është përfshirë  në një aksident në Malet e Sharrit.

Lajmi është konfirmuar nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e cila shkruan në rrjetet sociale: “Mund të konfirmojmë se një anëtar i Ambasadës Britanike është përfshirë në një aksident në malet e Sharrit. Aktualisht po merr trajtim mjekësor".

Mësohet se gjatë ngjitjes në bjeshkë, zyrtari ka rrëshqitur duke marrë lëndime trupore, por është jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Të fundit