Flash News

Kosova

Aktakuza për krime lufte, Kadri Veseli del sot për herë të parë në Gjykatën e Hagës

Aktakuza për krime lufte, Kadri Veseli del sot për herë të
Kadri Veseli

Ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli, do të dalë sot para Gjykatës Speciale të Hagës, ku do të përgjigjet për aktakuzat që rëndojnë ndaj tij për krime lufte.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e Veselit para Dhomave të Specializuara dhe seanca publike për të është caktuar që të nisë në orën 15:00 të pasdites.

“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën për media.

Kujtojmë se një ditë më parë, para Gjykatës së Hagës dolën edhe ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, të cilët u deklaruan jo fajtorë për krimet e luftës.

Gjithashtu, para Tribunalit do të deklarohet edhe shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Të fundit