Flash News

Kosova

Aktakuzat për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit, Krasniqi e Thaçi thirren nesër për të dëshmuar; pas tyre në sallën e gjyqit edhe Veseli me Selimin

Aktakuzat për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit, Krasniqi e
Foto Ilustruese/ Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Të përfshirë të katërt në akt-akuzën e Prokurorisë Speciale për krime lufte e krime kundër njerëzimit, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të dalin veç e veç para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Të parit që do t’i lexohen pretendimet e prokurorit këtë të hënë është ish-zëdhënësi i UCK-së, Jakup Krasniqi. Ky i fundit pritet të dalë para prokurorit special nesër rreth orës 11:00.

Pas tij, në sallën e gjyqit do të paraqitet edhe ish-drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi.

“Paraqitja fillestare e Jakup Krasniqit do të bëhet të hënën, më 9 nëntor në ora 11:00 dhe paraqitja fillestare e Hashim Thaçit do të bëhet në ora 15:00 të së njëjtës ditë. Paraqitja Fillestare e Hashim Thaçit do të jetë një dëgjesë publike. Gjatë një paraqitjeje fillestare, gjyqtari i procedurës paraprake sigurohet që të drejtat e të Akuzuarit, duke përfshirë të drejtën për përfaqësim ligjor, të respektohen dhe që i Akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij ose të saj”, shkruhet në njoftim.

Përveç Thaçit e Kransniqit, Gjykata Speciale tashmë ka konfirmuar aktakuzën edhe ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit, si dhe deputetit të VV-së, Rexhep Selimit.

Kadri Veseli do të dal në seancë fillestare të martën, ndërsa Rexhep Selimi do të dëgjoj pretendimet e prokurorit të mërkurën.

Të fundit