Flash News

Kosova

Akuzat për krime lufte, ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Jemi të pafajshëm!

Akuzat për krime lufte, ish-krerët e UÇK-së në

Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së të cilët akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

I pyetur nga Prokurori Special mbi aktakuzën e dhënë ndaj tij, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pohoi se është i pafajshëm.

Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Krasniqi shtoi ndër të tjera se nuk e kupton aktakuzën e dhëndë ndaj tij.

“E kam të vështirë ka kuptoj akuzën dhe si është përpiluar ajo. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza. Jam plotësisht i pafajshëm”, tha Krasniqi.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së u konfirmua në nëntor të vitit 2020 dhe u ndryshua më pas në 3 shtator të vitit 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022.

Të fundit