Flash News

Kosova

Alarm për lëndë shpërthyese në një spital në Kosovë, evakuohet personeli

 

Alarm për lëndë shpërthyese në një spital në

Një alarm për lëndë shpërthyese ka detyruar policinë e Kosovës të evakuojë stafin e Qendrës Klinike Universitare.

Në vendngjarje ndodhen forcat e specializuara të policisë për menaxhimin e mjeteve shpërthyese pas informacioneve të siguruara. Ende nuk dihet për çfarë lënde shpërthyese bëhet fjalë.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë mjet shpërthyes, në Klinikën e Patologjisë, respektivisht institutin para klinik. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual, duke evakuuar personelin përreth dhe siguruar perimetrin e nevojshëm.

Në vendngjarje po ashtu janë ftuar edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët aktualisht po vazhdojnë punën deri në pastrimin e plotë të perimetrit të siguruar nga ana e policies”, njofton policia e Kosovës.

Të fundit