Flash News

Kosova

Albin Kurti emëron dy zëvendësministra serbë

Albin Kurti emëron dy zëvendësministra serbë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot dy zyrtarë serbë, Nenad Stanojeviq, si zëvendësministër për Ekonominë, si dhe Lazar Raduloviq si zëvendësministër për Bujqësinë, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Kjo bëhet e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit.

Kurti i uroi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.


 

Të fundit