Flash News

Kosova

Albin Kurti: Jam pro një referendumi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Albin Kurti: Jam pro një referendumi për bashkimin e Kosovës me
Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti se është pro një referendumi për një bashkim me Shqipërinë, nëse do të bëhej në mënyrë demokratike dhe paqësore.

Në një intevistë për Euronews, Kurti foli për forcimin e shtetit të Kosovës dhe për mundësinë e një bashkimi më Shqipërinë.

Një herë keni thënë se do të mbështesni një bashkim të madh me Shqipërinë, a është ende kështu?

Ne besojmë në forcimin e shtetit të Kosovës si një republikë sovrane dhe e pavarur dhe në kushtetutën tonë, neni 1.1 është në kundërshtim me nenin 1.3. Neni 1.1 thotë se Kosova është një shtet i pavarur sovran dhe neni 1.3 thotë se Kosova nuk mund të bashkohet me një vend tjetër. Kështu që unë besoj se pavarësia e plotë nënkupton edhe pavarësinë nga pavarësia, kështu që ne mund të bashkohemi në një federatë me Shqipërinë ose në një federatë të BE-së.

Dy referendume në të ardhmen mund ta zgjidhin këtë, në Shqipëri dhe Kosovë, por kurrë duke shkelur kushtetutën tonë. Kushtetuta duhet të ndryshohet së pari dhe vetëm nëse mund të bëhet në mënyrë paqësore dhe demokratike një ditë.

Si do të votonit në atë referendum?

Pasi të kishim një forcim të shtetit në Kosovë. Pasi ta bëjmë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Mendoj se do të votoja pro. Po.

Vetëvendosja mori një fitore të thellë në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, duke thyer rekordin e votave të marrë ish-presidenti Ibrahim Rrugova në 2001.

Të fundit