All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Kosova

Albin Kurti kundër Trump, thirrje për të votuar Joe Biden: Mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan

All - Paragraf - 1

Albin Kurti kundër Trump, thirrje për të votuar Joe Biden:

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka dalë hapur kundër presidentit të SHBA, Donald Trump dhe ka bërë thirrje që të votohet kandidati demokrat Joe Biden në garën presidenciale të 2 nëntorit.

All - Paragraf - 3

Përmes një një video-mesazhi në rrjetet sociale, Kurti apelon shqiptaro-amerikanët që të votojnë Biden, pasi sipas tij ai është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan.

“Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Është ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviç, që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës”, shprehet ish-kryeministri i Kosovës.

Të fundit