Flash News

Kosova

Albin Kurti manatohet nga presidentja Osmani për formimin e qeverisë së Kosovës

Albin Kurti manatohet nga presidentja Osmani për formimin e qeverisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar zyrtarisht Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re. Vendimi vjen pas propozimit të bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, forcë politike që doli fituese në zgjedhje.

Lajmi u konfirmua për mediat nga deputeti i LVV-së, Arben Vitia, pas takimit mes Kurtit dhe Osmanit në Presidencë.

Pas marrjes së mandatit, Kurti pritet të paraqitet në Kuvendin e Kosovës, ku do të mbajë fjalën programore si kandidat për kryeministër dhe do të prezantojë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. Më pas, deputetët do të votojnë për zgjedhjen e Qeverisë së re.

Të fundit