Flash News

Kosova

Albin Kurti përfundimisht jashtë zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë

Albin Kurti përfundimisht jashtë zgjedhjeve të 14 shkurtit

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mbetet përfundimisht jashtë zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.

Vendimi u mor nga Gjykata Supreme, e cila ia ndaloi përfundimisht kandidimin në zgjedhjet e parakohshme.

Gjykata Supreme ka urdhëruar KQZ-në që Liburn Aliun dhe Labinotë Demi-Murtezajn të përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë, por jo Albin Kurtin, Albulena Haxhiun e Bajram Mavriqin.

Pas vendimit, reagoi Kurti, i cili deklaroi se nuk e ka vendimin zyrtar, teksa nga ana tjetër i është rikthyer edhe njëherë retorikës politike për zgjedhjet.

Ai tha se ajo datë do të jetë një referendum dhe fitorja e LVV-së quhet 61 mandate.

 “Ne nuk e kemi këtë vendim, kur të na vjen në zyrën e VV-së do ta trajtojmë dhe do të shohim se çfarë hapash do të ndërmarrim. Qytetari është mbreti i Republikës, Republika nuk mund të ketë sundimtar. Qeveria jonë do të jetë Qeveri e cila i shërben qytetarit. Më 14 shkurt le ta kemi referendumin i cili punët e mira të pranverës 2020 na i vazhdon. Dilni në zgjedhje secili, ama bash secili sepse fitorja jonë quhet 61 deputetë”, ka thënë Kurti.

 

Të fundit