Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitorja e Albin Kurtit sjell tone të tjera edhe në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe legjitimitetin e nevojshëm për marrëveshje përfundimtare. Brukseli pret kompromis dhe pragmatizëm nga Kurti.
Fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, prej fillimit informoi Brukselin dhe Beogradin, se do të ketë ndryshime në pozicionimin e Kosovës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin të BE-së. Zyrtarët e BE reaguan ndaj njoftimit të Kurtit se dialogu me Beogradin nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të tij, duke thënë se të gjitha autoritetet e ardhshme në Kosovë duhet të "kenë qasje konstruktive për vazhdimin e dialogut me Beogradin".
"Rruga evropiane e Kosovës çon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë. Ne presim që autoritetet e reja të angazhohen në mënyrë konstruktive në vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe të shfrytëzojnë mundësinë e ofruar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse", thanë shefi i Politikës së Jashtme dhe kryenegociatori i BE-së Josep Borrell dhe komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi.
Zyrtarisht, BE thotë se do të presë formimin e një parlamenti dhe qeverie të re në Kosovë, në mënyrë që të fillojë bisedime serioze për vazhdimin e dialogut, të cilin Kurti nuk e sheh si prioritet të tij. Jozyrtarisht, vlerësohet se Albin Kurti, si kryeministri i mundshëm i Kosovës, duhet të ketë të qartë se çfarë nënkupton mandati i tij dhe procesi i dialogut për të ardhmen e Kosovës respektivisht për qytetarët që i besuan votën.
Perspektiva evropiane e Kosovës dhe një "rrugë e shpejtë" e mundshme e pranimit në BE, me përmbushjen e reformave, është e mundur vetëm përmes "tunelit të dialogut". Ky tunel tani duket i errët dhe plot probleme. Por në fund të tunelit shihet dritë, në formën e normalizimit të marrëdhënieve. "Në dallim nga lideri politik Albin Kurti, si burrështetas ai duhet të pranojë realitetin dhe artin e kompromisit, në mënyrë që t'u mundësojë qytetarëve që votuan për të atë që dëshirojnë - e kjo është e ardhmja evropiane", thonë burimet diplomatike në Bruksel.
Ka vend për pragmatizëm
Se e ardhmja e Kosovës në BE nuk do të jetë e mundur pa bashkëpunim dhe pa një marrëveshje me Beogradin, e thekson edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon. Në një deklaratë për DW, ajo vlerësoi se është e rëndësishme që qeveria e re në Kosovë të vazhdojë punën që filloi vitin e kaluar nën mandatin e përfaqësuesit special të BE, Miroslav Lajçak.
"Personalisht nuk mund ta imagjinoj që qytetarët e Kosovës do të dëshironin të ktheheshin në fillim ose të mbeten diku në ndonjë cep pa ndonjë perspektivë të integrimit evropian. Qeveria e re duhet të punojë për reformat dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe në zhvillimin e një agjende ambicioze pro-evropiane. Zoti Kurti duhet të përdorë shumicën e fortë që fitoi në zgjedhje. Një mbështetje kaq e madhe në shtëpi është një parakusht për një dialog të suksesshëm, por jo mjaftueshëm në vetvete ", thotë von Cramon.
Ata që e njohin nga afër Albin Kurtin thonë, se kompromisi dhe pragmatizmi nuk janë anët e tij më të forta. Ndaj nuk ka qenë përzgjedhja "as e Brukselit dhe as e Uashingtonit" për të vazhduar procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin. Kurti do t'i mbetet besnik vetes së tij dhe nuk do të shkojë në Bruksel për të marë mendim orë e çast. Do të jetë më e vështirë që ai të kontrollohet nga Uashingtoni, Berlini ose Brukseli", thotë analisti i Këshillit të Berlinit për Politikën e Demokratizimit, Toby Vogel.
Ai shprehet se një sjellje e tillë e Kurtit "mund ta bëjë dialogun më të vështirë". Por ai gjithashtu shtron pyetjen nëse do të kishte ndonjë palë në proces që shkon atje për të kënaqur Brukselin ose Uashingtonin dhe çfarë mbështetje do të kishte një delegacion i tillë në shtëpinë e vet. "Çfarëdo zgjidhje që të gjendet, ajo duhet të ketë legjitimitet demokratik në shtëpi - në Serbi ose Kosovë. "Unë mendoj se Kurti do të jetë pragmatik dhe do të punojë për kompromise të caktuara në mënyrë që të arrijë atë që dëshiron Kosova, e kjo është njohja nga Serbia dhe pesë vendet e BE që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës", thotë Vogel.
Cramon: Kurti nuk duhet ta humbasë momentin
Përveç ndryshimit në krye të Kosovës, konteksti i dialogut Beograd-Prishtinë po ndryshon thelbësisht edhe me ardhjen e një administrate të re në Uashington. Bashkëbiseduesit e DW besojnë se ky ndryshim është në favor të menaxhimit më të mirë të dialogut, por edhe në favor të vet Albin Kurtit. "Ajo që kemi tani është një moment i ri, tani kemi interesa të përbashkëta në të dy anët e Atlantikut dhe mendoj se kjo është një mundësi që z. Kurti nuk duhet ta humbasë," thotë Viola von Cramon për DW.
Qeveria e parë e udhëhequr nga Albin Kurti, në fillim të vitit 2020, u vu nën presion të fortë nga administrata amerikane, e udhëhequr nga Presidenti Trump. Pas më pak se dy muajve të mandatit, qeveria u rrëzua nga një votë mosbesimi në parlament, e cila u mbështet nga SHBA, ndryshe nga disa vende të BE. Vet Kurti përmendi si shkas të shkarkimit të tij mospëlqimin e idesë për shkëmbimin e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, të cilën ai e kundërshtoi në mënyrë të prerë.
"Sot Uashingtoni e bën të qartë se qëllimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës është njohja reciproke. Kjo nuk është ndonjë risi, por tani thuhet qartë. Kjo qartësi është po aq e dobishme për dialogun sa edhe vet administrata e Bidenit. Nuk do të ketë më lojëra të Richard Grenellit", beson Vogel.
BE, si ndërmjetësi kryesor në dialog, të paktën zyrtarisht, deklaron se çdo zgjidhje e rënë dakord midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet evropiane, është e pranueshme për të. Përfaqësuesi i BE, Miroslav Lajçak, është edhe më specifik. Ai ka hedhur poshtë mundësinë e shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje e mundshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Më konkret, si zakonisht, janë partnerët nga SHBA. Presidenti i ri Joseph Biden, në urimet e tij me rastin e Ditës së Shtetësisë, tha se zgjidhjen e procesit midis Serbisë dhe Kosovës e sheh në njohjen reciproke, i cili është pozicioni me të cilin pajtohet edhe Albin Kurti. Ndërkohë BE po punon për të zgjatur mandatin e Lajçakut si ndërmjetës. Ai ka paralajmëruar vazhdimin e "rrugës me zigzage", deri në arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, këtë herë me një lojtar të ri në tryezën e bisedimeve në Bruksel./ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38