Flash News

Kosova

"Alo zemlajke", publikohet përgjimi mes shefes së grupit parlamentar të VV dhe kriminelit serb Radojçiç

"Alo zemlajke", publikohet përgjimi mes shefes së grupit

Është publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb Milan Radojçiç.

Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq i Listës Serbe.

Sllavko Simiq: Kolege, kam ardhë te Milani, dëgjohu me të.
Mimoza Kusari-Lila: Në rregull.
Millan Radojçiq: Alo zemlajke, a po nihemi?
Mimoza Kusari: Po, po të dëgjoj.
Milan Radojçiq: Qysh je qysh po kalon?
Mimoza Kusari: Qe, qe në Kuvend i kam pasë disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi.

Sekuencën e bisedës e cila besohet se është zhvilluar në qershor të vitit 2022, e ka publikuar Nacionale.
Biseda është zhvilluar në kohën kur Millan Radojçiç pati hyrë në Listën e Zezë.

Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radojçiç, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe. 

Një vit më parë ishin publikuar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, e ku përmes tij, ajo e para komunikonte edhe me të sanksionuarin famëkeq dhe në Listë të Zezë të SHBA-së, Milan Radojiçiqin.

Një vit më vonë në fund të muajit shtator, Radojçiq ishte pjesë e grupit terrorist që sulmoi në Banjskë duke lënë të vrarë policin e Kosovës, Afrim Bunjakun.

Tre pjesëtarë të grupit u vranë gjatë përleshjeve me njësitet speciale të Kosovës. Pjesa tjetër e grupit arriti të ikte në drejtim të Serbisë.

Të fundit