Flash News

Kosova

Amerika pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave Javelin

Amerika pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill takoi sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dheka  njoftuar se SHBA ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave Javelin.

Hill me këtë rast ka njoftuar presidentin serb për qëndrimin amerikan, shkruajne mediat vendase. 

Sakaq, Departamenti Amerikan i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Kosovës në Kongresin amerikan dhe më pas do t’i fillojë proceduarat zyrtare, shkruan mediat në gjuhën serbe.

Ndërkaq, presidenti serb, Vuçiç ka deklaruar se një informatë e tillë është zhgënjim i madh për Serbinë. 

Të fundit