Flash News

Kosova

Antonio Costa sot në Kosovë, takon Haxhiun, Kurtin dhe krerët partiakë

Antonio Costa sot në Kosovë,  takon Haxhiun, Kurtin dhe krerët

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, vijon turin në Ballkanin Perëndimor dhe sot ndalet në Kosovë. 

Ai do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, kryeministrin në largim Albin Kurti, si dhe me kryetarët e partive tjera.

Takimi me Haxhiun do të mbahet në ora 11:00, kurse me kryeministrin në detyrë Albin Kurti në ora 11:40.

Costa do t’i takojë edhe kryetarët e partive tjera.

Costa deri tani ka vizituar Bosnjë dhe Hercegovinën, Tiranën dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkaq, turneu i tij do të vazhdojë më 4 qershor në Beograd.

Vizita e presidentit të Këshillit Evropian do të përmbyllet në Mali i Zi, ku presidenti Jakov Milatoviq do të presë liderët rajonalë në një darkë me rastin e 20-vjetorit të rivendosjes së pavarësisë së vendit. 

 

Të fundit