Flash News

Kosova

Ardian Gjini i zë vendin Ramush Haradinajt, zgjidhet kryetar i AAK-së

Ardian Gjini i zë vendin Ramush Haradinajt, zgjidhet kryetar i AAK-së

Ardian Gjini zgjidhet kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Përgjithshëm të partisë, duke marrë drejtimin e AAK-së, pas Ramush Haradinaj.

Gjini, i cili është edhe i nominuari i AAK-së për kryeministër, para delegatëve tha se ndihet krenar për besimin e dhënë dhe për rrugëtimin politik të partisë.

“Është krenari me qenë një prej jush, është krenari me qenë pjesë e kësaj partie kaq të jashtëzakonshme, e njerëzve kaq të jashtëzakonshëm. Shumë faleminderit secilit prej jush. Jam i emocionuar, sikur secili prej jush”, deklaroi ai para marrjes së drejtimit të partisë.

Ai shtoi se figura e Haradinajt do të mbetet e shënuar në historinë e Kosovës.

“Jam absolutisht i bindur që historia e Kosovës dhe e Ramush Haradinajt do të shkruhet me shkronja të arta”, deklaroi ai.

Në fund të fjalimit, Gjini falënderoi Haradinajn për bashkëpunimin ndër vite.

 

Të fundit