Flash News

Kosova

Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet

Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe

Pesë persona janë vënë në pranga nga autoritetet e Kosovës në kuadër të operacionit “Reçaku II”, që lidhet me hetimet për krime lufte të kryera gjatë konfliktit në Kosovë.

Në një konferencë për mediat, përfaqësues të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës konfirmuan se arrestimet janë realizuar me urdhër të gjykatës dhe se të dyshuarit lidhen me ngjarjet që po hetohen në kuadër të masakrës së Reçakut. Sipas autoriteteve, të arrestuarit janë shtetas të Kosovës me etni serbe, ndërsa një person tjetër i dyshuar mbetet ende në kërkim.

Gjatë operacionit janë sekuestruar materiale dhe prova që hetuesit i konsiderojnë të rëndësishme për zbardhjen e rastit. Prokuroria bëri të ditur se të dyshuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e njësive të drejtuara nga Goran Radosavljeviq gjatë luftës në Kosovë.

Hetuesit kanë përdorur një sërë materialesh për identifikimin e personave të përfshirë, përfshirë edhe pamje arkivore televizive. Autoritetet theksuan se hetimet për rastin “Reçaku II” do të vijojnë edhe në ditët dhe javët në vazhdim.

Të fundit