Flash News

Kosova

Arrestohet ish-komandanti i UÇK-së, Rustem Mustafa

Arrestohet ish-komandanti i UÇK-së, Rustem Mustafa

Është arrestuar ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Podujevës, Rustem Mustafa, i njohur si Remi. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e Mustfës për RTK-në.

Ish-komandanti i UÇK-së është arrestuar me urdhër të Këshillit Special për Krimet e Luftës. Pas arrestimit është transportuar në bazën e misionit EULEX në Fushë Kosovë.

Mustafa dy muaj më parë ishte dëshmitar në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Seljimit dhe Kadri Veseljit. Ai ishte dëshmitari i parë që doli publikisht në gjyqin kundër liderëve të UÇK-së.

Remi, që ka qenë deputet i PDK-së vite më parë, dyshohet nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, për krime lufte.

Të fundit