Flash News

Kosova

Arrestohet në Itali 19 vjeçarja nga Kosova: Rekrutonte të mitur për ISIS-in

Arrestohet në Itali 19 vjeçarja nga Kosova: Rekrutonte të mitur

Një 19-vjeçare nga Kosova është arrestuar për terrorizëm në Itali. Mediat e vendit fqinjë shkruajnë se Bleona Tafallari është radikalizuar në moshën 16-vjeçare.

Ajo ishte pjesë e “Luanëve të Ballkanit”. Arrestimi i saj u bë në Milano.

Ajo është bashkëshortja e 21-vjeçarit Kujtim Fejzulait, i cili vrau 4 persona një vit më parë në Vjenë. Tafallari cilësohet nga mediat italiane si një përkrahëse e zjarrtë e Shtetit Islamik.

19-vjeçarja akuzohet se ka tentuar të tërheqë sa më shumë peersona, edhe të mitur në rrethin e ISIS-it.

Të fundit