Flash News

Kosova

Arrestohet një serb në Kosovë nën dyshime për krime lufte

Arrestohet një serb në Kosovë nën dyshime për krime

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në Graçanicë që dyshohet për krime lufte në Kosovë.

Sipas njoftimit, i arrestuari, i identifikuar me iniciale D.M, dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile.

Ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, si gardian në burgun e Lipjanit “në mënyrë sistematike, ka ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë”.

Policia tha se gjatë kontrollit të shtëpisë së dyshuarit ka sekuestruar si prova materiale, sikurse një revole, fishekë, një thikë ushtarake, një shufër metalike, por edhe dokumente, vendime, shënime dhe telefonin e tij personal.

Pas këtij arrestimi, serbët lokalë u mblodhën para stacionit policor në Graçanicë – komunë e banuar me shumicës serbe që gjendet afër Prishtinës – dhe për një kohë të shkurtër bllokuan rrugën kryesore Prishtinë-Gjilan që kalon nëpër këtë komunë.

Ata kërkuan lirimin e të arrestuarit./ REL

Të fundit