Flash News

Kosova

Arrestohet sërish bashkëshorti i ish-ministres së Ramës

Arrestohet sërish bashkëshorti i ish-ministres së Ramës

Policia e Kosovës ka arrestuar sërish kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, pas një urdhër-arresti të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Molliqaj, i njohur edhe si bashkëshorti i ish ministres së Arsimit në kabinetin Rama, Besa Shahini akuzohet për sulm ndaj ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi, pas një përleshje fizike të ndodhur në mes tyre, në një debat të zhvilluar në televizionin T7, më 11 shtator 2019.

Ai është arrestuar nga policë civilë, pasi përfundoi protesta e veteranëve të UÇK-së, ku ai, bashkë me anëtarë tjerë të PSD-së merrnin pjesë.

Të fundit