Flash News

Kosova

"S'më ha luli për ty”, ish-ministri i Kosovës i kundërpërgjigjet Ramës; çfarë tha Haradinaj në zyrën e Merkelit

"S'më ha luli për ty”, ish-ministri i Kosovës i

Ish-ministri i Drejtësisë nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha se një ish-lider i kishte hequr mundësinë e liberalizimin të vizave Kosovës.

Edhe pse Rama nuk përmendi emër, Selimi bën me dije se i është referuar në mënyrë indirekte Ramush Haradinajt. Sipas kryeministrit Rama, gjatë takimit në zyrën e kancelares Merkel në praninë e presidentiN Macron, lideri i Kosovës ka thënë “mu nuk më han luli për këta”.

Përmes një postimi në Facebook, Selimi ka publikuar një pjesë nga biseda e takimit në zyrën e kancelares gjermane Angela Merkel, ku ishte prezent edhe lideri i Kosovës asokohe, Ramush Haradinaj.

“Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent: Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi. Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin. Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje: Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty”, ka shkruar Selimi.

 

Të fundit