Flash News

Kosova

Austria dërgon 190 ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë

Austria dërgon 190 ushtarë në misionin e KFOR-it në

Ministrja e Mbrojtjes e Austrisë, Claudia Tanner ka njoftuar se gjatë këtij muaji në misionin e KFOR-it do të dërgohet kontingjenti i 50-të i ushtarëve austriak, në kuadër të të cilit do të shërbejnë 190 ushtarë.

Tanner tha se vendi i saj është i përkushtuar për pjesëmarrje aktive në tejkalimin e krizave dhe sigurimin e paqes përmes operacioneve ndërkombëtare të paqes në mënyrë që të përballet me sfidat e reja të shekullit të 21-të.

Ajo theksoi se zgjidhja e problemeve aktuale të sigurisë kërkon bashkëpunim të ngushtë në nivel evropian dhe ndërkombëtar.

“Përveç përgjegjësisë së saj parësore për mbrojtjen ushtarake kombëtare, pjesëmarrja në operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare është një prioritet i lartë për forcat e armatosura austriake. Ushtarët austriakë kanë dëshmuar gjithmonë se janë partnerë të besueshëm në Kosovë dhe jam e kënaqur që ky kurs vazhdon me rotacionin e kontingjentin e 50-të”, tha ajo.

 

Të fundit