Flash News

Kosova

“Ballkani i Hapur”, SHBA inkurajon Kosovën: T’i bashkohet integrimit rajonal ekonomik

“Ballkani i Hapur”, SHBA inkurajon Kosovën: T’i bashkohet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur nismën e Ballkanit Perëndimor për të forcuar integrimin rajonal ekonomik.

Sipas REL, SHBA i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës t’i bashkohet nisëmës me ‘mendje të hapur’ dhe të mbështesë përmirësimin e raporteve të saj me fqinjët.

“Në fund të fundit, Qeveria e Kosovës duhet të vendosë se në cilat iniciativa do të bashkohet dhe cilat e mbështesin më së miri vizionin e saj ekonomik. Megjithatë, ne inkurajojmë qeverinë që t’i qaset përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik me mendje të hapur dhe të përqafojë zgjidhjet që japin rezultate për kosovarët, teksa përmirësojnë raportet me fqinjët e saj. Ne inkurajojmë Kosovën që të kërkojë mundësi për të zvogëluar barrierat tregtare, për të rritur konkurrencën e saj ekonomike dhe për të ndërtuar një rajon të integruar dhe ekonomi të qëndrueshme që do të jetë në të mirë të të gjithë kosovarëve”, thotë për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Në iniciativën “Ballkani i Hapur”, që më herët njihej me termin “mini-Shengeni”, marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Fillimisht ideja e Mini Shengenit u prezantua në Novi Sad të Serbisë nga tre liderët, Rama, Vuccicc dhe Zaev.

Të tre aleatët nënshkruan një marrëveshje që nënkuptonte lëviozjen e lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve. Ndërsa më 29 klorrik të këtij viti, emërtimi i Mini Shengenit ndryshoi në “Open Balkan” ose “Ballkani i Hapur”, gjatë forumit ekonomik të mbajtur në Maqedoninë e Veriut.  

Ndërkohë qeveria e Kosovës, udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti,  e vlrëson iniciativën e “Ballkanit të Hapur” si një ‘nismë pa vizion’. Kursë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla e ka konsideruar ‘ide të rrezikshme’.

 

Të fundit