Flash News

Kosova

BE nuk komenton deklaratën e Thaçit për dialogun dhe njohjen e Kosovës

BE nuk komenton deklaratën e Thaçit për dialogun dhe njohjen e

Bashkimi Evropian nuk i ka komentuar deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se, dialogu në Bruksel nuk ka kuptim nëse nuk përfshin njohjen e Kosovës.

Zëdhënësi i BE për çështjet e jashtme, Peter Stano tha se fokusi është mbështetja për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Ne, nuk i komentojmë deklaratat. Jemi të fokusuar në përpjekjet për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila do të adresonte të gjitha çështjet mes tyre, dhe duke qënë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së” tha Stano.

Më 2 nëntor, presidenti Thaçi, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, do të jetë i pakuptimtë nëse nuk e trajton çështjen e njohjes reciproke.

Të fundit