Flash News

Kosova

Belgjika pritet të hapë ambasadë në Kosovë

Belgjika pritet të hapë ambasadë në Kosovë

Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë së shpejti do të ngrihet në nivelin e Ambasadës.

Lajmi u bë i ditur nga ambasadori kosovar në kryeqendrën evropiane, Agron Bajrami përmes një postimi në Twitter.

Sipas tij, një hap i tillë do të thellojë edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Lajm i mrekullueshëm. Zyra Diplomatike e Belgjikës në Kosovë së shpejti do të ngritet në nivelin e Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Kosovës.

Falemnderit Jeropen Cooreman, që keni ndarë detajet e këtij hapi të rëndësishëm i cili do të thellojë marrëdhëniet tashmë shumë pozitive në mes të Kosovës dhe Belgjikës”, shkruan ai.

 

Të fundit