Flash News

Kosova

Caktohet data e seancës së parë gjyqësore në Hagë për Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin

Caktohet data e seancës së parë gjyqësore në Hagë

Është caktuar data se kur do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore në Hage për ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Më 10 nëntor 2020, në orën 15:00, do të mbahet paraqitja e parë e Kadri Veselit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Ndërkohë seanca ndaj Selimit do të jetë një ditë më vonë, në 11 nëntor në orën 11:00 dhe do të jetë publike.

“Aktakuza i ngarkon zyrtarët e lartë me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializura.

 

Të fundit