Flash News

Kosova

Covid-19/ Kosova drejt lehtësimit të masave

Covid-19/ Kosova drejt lehtësimit të masave
Foto Ilustruese

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj nëri me dije se së bashku me Bordin Këshillues kanë diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi.

Përmes një njoftimi në Facebook, ai tha se masat lehtësuese do të jenë vlerësim për respektimin e tyre nga qytetarët.

Sipas tij, statistikat në ECDC Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit, si dhe vdekshmërisë nga Covid-19.

“Kosova, duke e krahasuar me shtetet e tjera, vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të COVID-19. Statistikat nga ECDC-ja Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit, si dhe vdekshmërisë nga COVID-19. Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët”, shkruan Zemaj.

Të fundit