Flash News

Kosova

Covid-19 në Kosovë, bilanci ditor

Covid-19 në Kosovë, bilanci ditor

Në Kosovë janë regjistruar vetëm 10 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë raporton se nuk ka patur asnjë viktimë në 24 orët e fundit.

Gjithashtu janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 224.514.

Ndërsa numri i rasteve aktive është 431. Sa i përket procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë mbi 1.8 milionë doza, ndërsa 822.041 qytetarë janë imunizuar plotësisht.

Së fundmi, Kosova ka lehtësuar masat anti-covid, duke lejuar hyrjen e qytetarëve pa pasur një çertifikatë vaksinimi apo test negativ.

Të fundit