Flash News

Kosova

Covid-19 në Kosovë, një viktimë dhe 321 raste të reja në 24 orët e fundit

Covid-19 në Kosovë, një viktimë dhe 321 raste të reja
Foto ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar vetëm një viktimë nga Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se nga 2.534 testime të kryera kanë rezultuar 321 raste pozitive.

Gjithashtu janë shëruar 313 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 53.768 raste. Ndërkohë numri i rasteve aktive është 6.721.

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë regjistruar 62.009 raste pozitive  dhe 1.520 viktima.

Të fundit