Flash News

Kosova

Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 12 viktima dhe 524 raste të reja

Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 12 viktima dhe 524 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona nga Covid-19, ndërsa janë konfirmuar 524 raste të reja.

Gjithashtu, janë shëruar 566 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33.064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.868.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 198 raste, Pejë 38 raste, Podujevë 37 raste, Fushë-Kosovë 36 raste, Ferizaj 26 raste, Lipjan 21 raste, Drenas 20 raste, Mitrovicë 18 raste, Gjilan 15 raste, Obiliq 15 raste, Vushtrri 15 raste, Istog 12 raste, Viti 11 raste, Klinë 8 raste, Gjakovë 6 raste, Kamenicë 6 raste, Prizren 6 raste, Rahovec 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Shtërpcë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga nje rast komunat Novobërdë dhe Ranillug.

Të fundit