Flash News

Kosova

Covid-19 në Kosovë, si paraqitet situata në 24 orët e fundit

Covid-19 në Kosovë, si paraqitet situata në 24 orët e fundit
Foto Ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar gjashtë humbje jete nga Covid-19. Kështu bën me dije Instituti i Shëndetit Publik, ndërsa shton se janë kryer 3.177 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitive 592 raste.

Gjithashtu janë shëruar 291 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 61.685 raste. Ndërkohë numri i rasteve aktive është 9.175.

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë regjistruar 72.500 infeksione dhe 1.640 viktima.

Të fundit