Flash News

Kosova

Dendias në Kosovë: Greqia përkrah liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë; Asnjë fjalë për njohjen

Dendias në Kosovë: Greqia përkrah liberalizimin e vizave dhe

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias ka kryer një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë takimit me homologen e tij Donika Gërvalla, Dendias tha se Greqia përkrah liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe dialogun me Serbinë.

“Ne mbështesim vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beograedit dhe u bëj thirrje të gjtha palëve që të rrisin përpjekjet për të arritur një zgjidhje detyruese ligjore dhe të qëndrueshme. Kjo zgjidhje do të stabilizojë mbarë rajonin dhe do të sjellë rajonin më afër familjes evropiane”, ka deklaruar Dendias.

Dendias ka përmendur mes tjerash edhe se Greqia është duke thelluar marrëdhëniet ekonomike me Kosovën, derisa ka përmendur edhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Ne besojmë që Ballkani Perëndimor i takon Evropës dhe duhet të jetë pjesë integrale e BE-së, në këtë drejtim kemi qenë në favor të libralizimit të vizave, meqë keni përmbushur kriteret. Për këtë ne kemi mbajtur qëndrim në Këshillin e ministrave dhe do të vazhdojmë të mbështesim në drejtim të kësaj çështjeje”, ka deklaruar ai.

Gërvalla, në anën tjetër ka theksuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet e BE-së përbën kontribut thelbësor për stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan.

Pavarësia e Kosovës është fakt i patjetërsueshëm dhe sa më parë të pranohet një fakt i tillë aq më shpejt sigurohet një perspektivë e qëndrueshme për rajonin, Kosovën dhe Serbinë. Por, duke pasur parasysh që Greqia pavarësinë e Kosovës e sheh ende nga një këndvështrim tjetër, ne afirmojmë që me Greqinë dhe partnerët tjerë të BE-së dhe jashtë saj, të vazhdojmë dialogun edhe rreth kësaj çështjeje”, ka deklaruar Gërvalla.

Takimi me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

Në një njoftim nga presidenca e Kosovës, thuhet se presidentja Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë të mira dhe ka potencuar se njohja e Kosovës nga Greqia do t`i thellojë edhe më tej marrëdhëniet bilaterale e multilaterale ndërmjet të dy vendeve.

Poashtu në njoftim thuhet se Osmani ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në mekanizmat e euro-atlantik të sigurisë si dhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në sferën e turizmit e kulturës. 

Edhe Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar kryediplomatit grek Nikos Dendias që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës në takimin bilateral që ka pasur. Dendias në anën tjetër ka thënë se do të përkrahë Kosovën në rrugën euro-atlantike.

“Kryeministri Kurti e njoftoi se takimi në Bruksel do të jetë për dialogun e ardhshëm që duhet të jetë parimor, e ku Kosova do të trajtohet palë e barabartë. Ai përsëriti kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti helen dhe theksoi rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri i Jashtëm Dendias tha se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave dhe se do të përkrahë e ta ndihmojë Kosovën në rrugën europiane dhe euro-atlantike”, thuhet në komunikatën e Zyrës për media të Kryeministrit.  

Të fundit