Flash News

Kosova

Dënohet serbi i dyshuar për zjarrvënie në veri të Kosovës

Dënohet serbi i dyshuar për zjarrvënie në veri të

Më 1 prill, Policia e Kosovës e ka arrestuar një pjesëtar të komunitetit serb në Mitrovicën e Veriut, në kuadër të një aksioni për luftimin e krimit të organizuar dhe parandalimin e kryerjes së veprave kriminale, shkruan REL.

I njëjti person dyshohet se u ka vënë flakën veturave me targa RKS – Republika e Kosovës – në Zubin Potok, komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës, ditë më parë.

Sipas Gjykatës, i pandehuri dyshohet për “pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si dhe zjarrvënie”.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e mbështetur nga Beogradi zyrtar, e ka cilësuar arrestimin në Mitrovicë të Veriut si “vazhdim të keqtrajtimit të popullit serb”.

Ndaj Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit M.B, nën dyshimet se ka kryer pesë vepra penale.

Të fundit