Flash News

Kosova

Deputetja e Kosovës denoncon se është kërcënuar me jetë

Deputetja e Kosovës denoncon se është kërcënuar me
Ganimete Musliu

Deputetja e Kosovës Ganimete Musliu ka deklaruar se është kërcënuar, pas debatit që ka pasur me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Lajmin e ka bërë me dije vetë deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo thotë se është kërcënuar nga “militantët e Lëvizjes Vetëvendosje”, siç i quan ajo. Musliu shton se rastin e ka denoncuar në polici dhe se ka besim se autoritetet do ta zbardhin këtë ngjarje.

"Duke ju falenderuar të gjitheve për kujdesin, dhe në pamundësi për t'ju kthyer përgjigje secilit veç e veç, ju konfirmoj se, pas seancës parlamentare ku po diskutohej për 100 ditëshin e qeverise dhe debatit tim me Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca, nga militantët e VV-së, kam marrë shumë kërcënime, duke filluar nga ato seksuale, vrasje e deri te prerja e kokës me sakicë", shkruan deputetja në rrjetet sociale.

Kjo e fundit debatoi me Konjucën për emërimet në poste të rëndësishme të familjarëve të deputetëve. Konjufca ka thënë se ka listë me mbi 100 emra që janë punësuar në pozita të ndryshme, që janë familjarë dhe të afërm të deputetëve të opozitës.

Të fundit