Flash News

Kosova

Derdhet acidi në minierë, lëndohen 7 minatorë në Trepçë

Derdhet acidi në minierë, lëndohen 7 minatorë në

Shtatë minatorë janë lënduar si pasojë e derdhjes së acidit në minierën ku po punonin. Minatorët janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Mitrovicës.

Pesë nga të lënduarit janë ende në trajtim në emergjencë, ndërsa dy janë pranuar në Repartin e Oftamologjisë për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informacioneve paraprake, personat që janë dërguar në Repartin e Oftamologjisë kanë lëndime në sy dhe janë në gjendje goxha të rëndë.

Të fundit