Flash News

Kosova

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pas Haxhiut, refuzohet edhe kandidatura e Gërvallës

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pas

Ka dështuar sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kandidatura e Albulena Haxhiut u rrëzua sërish.

Glauk Konjufca propozoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare, pasi Haxhiu dështoi të zgjidhej.

Por as Gërvalla nuk arriti të zgjidhej kryeparlamentare, pasi nuk i mori 61 votat e nevojshme. Ajo mori 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenuan.

Seanca e radhës do të mbahet më 22 gusht.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se partia e tij vazhdon me qëndrimin se voton një kandidat nga LVV-ja për kryeparlamentar që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit.

Të fundit